2014-04-02 12:04:11

Papa në audiencën e përgjithshme: martesa, ikonë e dashurisë së Zotit me ne


Me audiencën e sotme të përgjithshme, Papa e përfundoi ciklin e katekizimit kushtuar Sakramenteve, duke u ndaluar tek Sakramenti i martesës. Ky sakrament, theksoi, na çon në zemër të planit të Hyjit, plan besëlidhjeje me popullin e vet, me të gjithë ne, plan bashkimi.Në krye të Librit të Zanafillës, libri i parë i Biblës, kur arrihet tek kurorëzimi i rrëfimit mbi krijimin, thuhet: “Hyji e krijoi njeriun në përngjasim të vet; në përngjasim të Hyjit e krijoi: mashkull e femër i krijoi”… Për këtë arsye burri do ta lërë t’atin e t’ëmën e do të jetojë bashkë me gruan e vet e do të bëhen një trup i vetëm”(Zan 1,27;2,24).








All the contents on this site are copyrighted ©.