2014-04-02 13:04:14

Papa Françesku: Gjon Pali II, predikatar i palodhshëm i Fjalës së Hyjit


Në audiencën e sotme të përgjithshme, duke përshëndetur shtegtarët polakë, të pranishëm në Sheshin e Shën Pjetrit, Papa kujtoi nëntë vjetorin e vdekjes së Gjon Palit II. Ja edhe fjalët e Atit të Shenjtë:RealAudioMP3
“Përvjetori i vdekjes së të Lumit Gjon Pali II na bën të mendojmë për ditën e shenjtërimit të tij, që do ta kremtojmë nga fundi i muajit. Uroj që pritja e kësaj ngjarjeje të madhe të jetë rast për t’u përgatitur shpirtërisht e për ta përtërirë trashëgiminë e fesë, që na la Papa i Lum. Në përngjasim të Krishtit, ai ishte predikatar i palodhur i Fjalës së Hyjit, i së vërtetës e i së mirës për mbarë botën. Diti të bëjë mirë deri me vuajtjen e tij. Ky ishte magjisteri e kjo, jeta e Karol Vojtilës. Prandaj populli i Hyjit iu përgjigj me dashuri të madhe e nderim të veçantë. Ndëmjetësimi i tij na e forcoftë në shpirt fenë, shpresën e dashurinë. E ju, gjatë kësaj përgatitjeje, ju shoqëroftë Bekimi im apostolik”.










All the contents on this site are copyrighted ©.