2014-04-02 15:52:20

Kanada: 2 prilli shpallet në Ontario Dita e Papës Gjon Pali II


Parlamenti i provincës kanadeze të Ontarios shpalli 2 prillin e çdo viti si “Ditën e Papës Gjon Pali II”. Projektligji i paraqitur nga deputetja liberale Dipika Damerla dhe i miratuar njëzëri dhe hyn në fuqi sot, në përvjetorin e vdekjes së Papës Wojtila, i cili do të kanonizohet më 27 prill nga Papa Françesku, bashkë me të Lumin Gjoni XXIII.
Gjon Pali II “qe njëri ndër udhëheqësit e mëdhenj shpirtërorë të epokës sonë”, thuhet në preambulën e ligjit 72, ku kujtohet kontributi i madh i Papës polak për rënien e regjimeve komuniste në Evropën Lindore e jo vetëm. Me angazhimin e tij për mirëkuptimin ndërkombëtar, për paqen dhe për mbrojtjen e barazisë dhe të të drejtave të njeriut”, lexohet në tekst, Papa Gjon Pali II la një “pasuri me rëndësi të veçantë për traditat dhe përvojën ndër-konfesionale e shumë-kulturore të Kanadasë”. Preambula kujton edhe entuziazmin e madh me të cilin u prit Papa nga banorët e Ontarios me rastin e dy vizitave që bëri në këtë provincë, në 1984 dhe në 2002.








All the contents on this site are copyrighted ©.