2014-04-01 16:53:21

Toka e Shenjtë: ministri palestinez i turizmit takon Patriarkun Twal për vizitën e Papës


Vizita e Papës Françesku në Tokën e Shenjtë, roli i tij për zhvillimin e harmonisë mes popujve, ligjërimi i tij për paqen: këto ishin disa nga temat që u diskutuan në takimin e ministrit palestinez të turizmit Roula Ma’aya, me Patriarkun Latin të Jeruzalemit Fouad Twal, në Jeruzalem. Në njoftimin e faqes zyrtare të Patriarkatit të Jeruzalemit thuhet se në takim ishte i pranishëm edhe përfaqësuesi i autoritetit palestinez pranë Selisë së Shenjtë Issa Kassissiyeh.
Synimi ishte ai i analizimit, nga njëra anë, të programit të vizitës së Papës në Tokën e Shenjtë më 24-26 maj dhe, nga ana tjetër, theksimi i rëndësisë që ka kjo ngjarje për popullin palestinez, jo vetëm nga pikëpamja ekonomike, edhe pse të ardhurat kryesore të Palestinës i sjell turizmi, por mbi të gjitha nga pikëpamja shpirtërore. Ministri Ma’ayah theksoi rëndësinë e bashkëpunimit të ministrisë palestineze me Kishën Katolike, për t’u siguruar një mikpritje sa më cilësore shtegtarëve që mbërrijnë nga gjithë bota.
Nga ana e tij, Patriarku Twal u shprehu mirënjohjen autoriteteve palestineze për angazhimin me të cilin po e përgatiten për ta pritur Atin e Shenjtë, theksoi rëndësinë e bashkëpunimit ndërmjet Kishës Katolike dhe shtetit palesitnez dhe i uroi punë të mbarë përfaqësuesit të sapoemëruar të Palestinës pranë Selisë së Shenjtë Issa Kassissiyeh








All the contents on this site are copyrighted ©.