2014-03-30 16:09:50

Papa ipeshkvijve të Bolivisë: merreni nga Ungjilli dritën dhe frymëzimin për jetën


“Mirëpriteni me gëzim Ungjillin e Jezu Krishtit, duke e marrë prej tij dritën e frymëzimin, për t’i përballuar, pastaj, vështirësitë e përditshme me fe e dashuri të krishterë, si dhe për të ndërtuar një shoqëri më vëllazërore e më të drejtë”. Kështu shkruan Papa në një mesazh, me firmën e Sekretarit të Shtetit të Vatikanit, kardinalit Pietro Parolin, drejtuar ipeshkvijve të Bolivisë, mbledhur deri më 1 prill, në Kohabamba, për Asamblenë e tyre të 97-të plenare. Mesazhi, përmes të cilit Papa shpreh përzemërsisht falënderimet për përshëndetjen, që i drejtoi, në emër të ipeshkvijve, kryetari i prelatëve vendas, imzot Oskar Apariçio Céspedes, duke kujtuar edhe besimtarët e vendit jugamerikan, u botua në faqen e internetit të Konferencës Ipeshkvnore të Bolivisë.









All the contents on this site are copyrighted ©.