2014-03-30 16:07:04

Ior: Xhandarmëria zbulon një orvatje për mashtrim, në Vatikan


Një orvatje për të mashtruar u zbulua javëve të kaluara nga Xhandarmëria e Vatikanit, në bashkëpunim me Rojën italiane të Financës. Dy burra, njëri holandez e tjetri, amerikan, u orvatën të hyjnë në territorin e Vatikanit me një valixhe të vogël, përplot me tituj të rremë në valutë me vlerë, por u ndaluan nga Roja zvicerane e Papës, gjatë kontrollit në hyrje të Qytet-Shtetit të Vatikanit. Dy burrat donin të hynin në Ior (Instituti për Veprat e Fesë), por nuk ishin titullarë llogarish. Aq më pak, të njohur, a të pritur. U denoncuan, prandaj, menjëherë, si pranë autoriteteve vatikanase, ashtu edhe atyre italiane. Mbi bazën e marrëveshjeve në fuqi ndërmjet dy Shteteve, autorët e kësaj orvatjeje, iu dorëzuan Rojës italiane të Financës që, mbi bazën e hetimeve në vijim, sqaroi se ishte fjala për dy mashtrues.








All the contents on this site are copyrighted ©.