2014-03-28 14:19:57

Shqetësimi për ardhmërinë e të krishterëve në Lindjen e Mesme, në bisedimet e Papës me presidentin e Greqisë


Sot paradite Papa priti në Pallatin Apostolik të Vatikanit, presidentin e Republikës helenike, Karolos Papoulias, që më pas u takua edhe me sekretarin e Shtetit të Vatikanit, kardinalin Pietro Parolin dhe imzotin Dominik Mambertì, sekretar për marrëdhëniet me shtetet.“Gjatë bisedimeve, njofton një notë e Sallës së Shtypit të Vatikanit, u prekën tema me interes të përbashkët, ndërmjet të cilave, në mënyrë të veçantë, statusi juridik i bashkësive fetare, roli i fesë në shoqëri dhe bashkëpunimi ekumenik. U fol edhe për pasojat shoqërore të krizës ekonomike botërore si dhe për kontributin e Greqisë në gjirin e Bashkimit Evropian. Së fundi u shpreh shqetësimi për ardhmërinë e pranisë së të krishterëve në Lindjen e Mesme, për shkak të mungesës së stabilitetit dhe të situatave të vazhdueshme të konfliktit në shunë zona të botës”.









All the contents on this site are copyrighted ©.