2014-03-27 14:58:56

Atë Lombardi: përgatitja e udhëtimit të Papës në Tokën Shenjte vazhdon, pavarësisht nga tensionet


Drejtori i Sallës së Shtypit të Vatikanit, atë Federiko Lombardi, i pyetur nga gazetarët, konfirmoi se përgatitja e udhëtimit të Papës në Tokën Shenjte vazhdon, pavarësisht nga grevat. “Jemi të vetëdijshëm – tha ai – se në Izrael ekziston një gjendje tensioni sindikalist, por urojmë që sa më shpejt, të rifillojnë kontaktet formale me autoritetet përkatëse, për të përgatitur sa më mirë vizitën e Papës”.







All the contents on this site are copyrighted ©.