2014-03-23 16:34:45

Kenia: sulm i armatosur kundër një kishe; të paktën dy të vdekur


Në Kenia, të paktën dy vetë u vranë gjatë një sulmi të armatosur kundër një kishe në zonën e Likonit, në jug të Mombasës, qytet kryesor turistik i bregdetit. Njoftimin e jep policia vendase, që saktëson se një grup njerëzish hyri me forcë brenda vendit të kultit, duke hapur zjarr kundër besimtarëve, të cilët po merrnin pjesë në Meshën e së dielës. Pas sulmit, autorët, ende të panjohur, u larguan me vrap.








All the contents on this site are copyrighted ©.