2014-03-21 16:05:00

Emigracioni, ndër temat e takimit të Papës me presidentin e Maltës


Sot paradite, Papa Françesku priti presidentin e Republikës së Maltës, George Abela, i cili më pas, u takua edhe me autoritetet e tjera të Sekretarisë së Shtetit.
Gjatë bisedës, njofton Salla e Shtypit e Vatikanit, u kujtuan gjurmët e thella, që ka lënë krishterimi në kulturën dhe në jetën e popullit maltez, u përmendën marrëdhëniet e mira të tij me Selinë e Shenjtë dhe u fol për vizitat e Gjon Palit II dhe të Benediktit XVI në Maltë. Kisha Katolike jep një kontribut të rëndësishëm në shoqëri, sidomos në fushën e edukimit dhe të shëndetësisë. Së fundi, Papa e presidenti maltez trajtuan çështjen e emigracionit në Mesdhe, problem që përfshin Maltën, ku mbërrijnë e rinisen emigrantët, në kërkim të një jete më të mirë në Evropë. Kisha vendase dhe qeveria e La Valetës impenjohen së bashku për përballimin e këtij fenomeni.







All the contents on this site are copyrighted ©.