2014-03-20 12:42:38

Përkujtohet Papa Klementi XI – Albani


U përkujtua dje përvjetorin i vdekjes së figurës së madhe botërore me origjinë shqiptare Papa Klementi XI – Albani, i cili ndërroi jetë më 19 mars 1721.
Në Kosovë, nënkryetari i Partsë Demokratike (PDK), Kadri Veseli, ka kujtuar "Sot, kujtoj me mirënjohje të thellë, përvjetorin e vdekjes së figurës së madhe botërore me origjinë shqiptare Papa Klementi XI - Albani i cili ndrroi jetë më 19 mars 1721. Ky ishte papa i katërt me origjinë nga trevat shqiptare pas: Shën Eleuterit (175-189), Shën Kaio (283-296) dhe Gjoni IV (640-642).
Në histori, emri i Papa Klementit XI- Albani, përmendet si një Papë me origjinë shqiptare apo si shqiptari i madh që ka thirrur Kuvendin e Arbërit me 1703. Organizimi i Kuvendit të Arbërit ishte një fitore e madhe për kulturën dhe kombin shqiptar, pasi klerikët ishin të parët, që filluan të shkruanin dhe të ngrinin tempujt e parë të gjuhës dhe letërsisë shqipe", ka shkruar në rrjetin social Facebook ,Veseli.








All the contents on this site are copyrighted ©.