2014-03-20 14:20:20

Papa Françesku me Rrjetin Botëror të Shkollave për Takimin


Papa Françesku priti dje pasdite në Shtëpinë e Shën Martës, në Vatikan, disa përfaqësues të Scholas, “Rrjeti Botëror i Shkollave për Takimin”. Duke folur me 40 personat e pranishëm në këtë pritje, Papa i kushtoi një vëmendje të veçantë edukimit, sportit dhe solidaritetit.
Imzot Marcelo Sanchez Sorondo, nga Akademia Papnore e Shkencave, tha se pritjen me Atin e Shenjtë e ka organizuar ai, “duke pasur parasysh projektet e mëparshme me titull ‘Shkollat e të Afërmve dhe Shkollat e Vëllezërve’, nisur nga Papa Françesku, kur ishte kryeipeshkëv i Buenos Airesit”. Ky rrjet botëror është i hapur ndaj të gjitha shkollave, të çdo niveli. Simbol i kësaj nisme, ulliri. Papa “mbolli” virtualisht një ulli, duke prekur ekranin e një tableti. Pastaj nisi këtë tweet: “Përshëndes Rrjetin Botëror të Shkollave për Takimin. Sot mbjellim ullirin e parë virtual për paqen”.









All the contents on this site are copyrighted ©.