2014-03-18 16:06:35

28 marsi do t’i kushtohet Sakramentit të Pajtimit. Papa, në rrëfyestore, në Shën Pjetër


Një ditë e tërë, kushtuar Sakramentit të Pajtimit. Të premten, më 28 mars, Papa Françesku do të hapë nismën krezhmore të Këshillit Papnor për nxitjen e ungjillëzimit të ri, duke kryesuar një kremtim pendestar, në orën 17.00, në Bazilikën e Shën Pjetrit. Vetë Ati i Shenjtë do të rrëfejë disa besimtarë. Nga ora 20.00 e më vonë, në tre kisha të Romës – ajo e shën Anjezes në Agone, e Shën Marisë në Trastevere dhe e Stigmateve të Shenjta – do të jenë në dispozicion të besimtarëve disa meshtarë rrëfyestarë.








All the contents on this site are copyrighted ©.