2014-03-10 14:02:50

Transparencë në administrimin ekonomik dhe kujdes për të varfërit: kështu Papa instituteve fetare


Përfundoi sot në Romë, Simpoziumi i ekonomëve të përgjithshëm të 500 Instituteve të Jetës Rregulltare, mbledhur në Universitetin Papnor Antonianum nga të gjitha anët e botës për të diskutuar mbi mënyrën e administrimit të pasurive kishtare. Në mesazhin, që u drejtoi atyre, Papa Françesku sqaron ç’ka ndërmend kur thotë se Kisha duhet të jetë e varfër. “Nuk na duhet ndonjë varfëri teorike – shkruan Ati i Shenjtë – por një varfëri, që mësohet duke prekur trupin e Krishtit të varfër, në të përbuzurit, në të varfërit, në të sëmurët, në të vegjlit”.
Duhet të vigjëlojmë, porosit Papa, që pasuritë e Instituteve rregulltare të administrohen me transparencë e kujdes, pa shpërdorime e duke i përdorur mirë të gjitha burimet e mundshme për të plotësuar misionin kryesor të Kishës, atë të solidaritetit me të varfërit e me mjerimin material, moral e shpirtëror. Institutet e jetës rregulltare dhe Shoqëritë e jetës apostolike, përfundon Ati i Shenjtë, duhet të dëshmojnë qartë se parimi i dhënies falas dhe logjika e dhurimit mund të gjejnë vend në çdo veprimtari ekonomike.








All the contents on this site are copyrighted ©.