2014-03-10 14:31:27

Papa emëron anëtarët e Këshillit për Ekonominë


Në vazhdën e ngritjes së institucioneve të reja, në kuadrin e Motu proprio “Fidelis dispensator et prudens” të 24 shkurtit, Papa Françesku emëroi si anëtarë të Këshillit për Ekonominë, për një pesëvjeçar, tetë kardinaj dhe shtatë ekspertë laikë. Kardinajtë janë: Reinhard Marx, kryeipeshkëv i Mynihut dhe i Frizingës (koordinator); Juan Luis Cipriani Thorne, kryeipeshkëv i Limës; Daniel N. Di Nardo, kryeipeshkëv i Galveston-Houston; Wilfrid Fox Napier, kryeipeshkëv i Durbanit; Jean-Pierre Ricard, kryeipeshkëv i Bordeaux; Norberto Rivera Carrera, kryeipeshkëv i Meksikos; John Tong Hon, ipeshkëv i Hong Kongut; Agostino Vallini, vikar i dioqezës së Romës. Ndërsa, laikët janë: Joseph F.X. Zahra, nga Malta (zv.koordinator); Jean-Baptiste de Franssu, nga Franca; John Kyle, nga Kanadaja; Enrique Llano Cueto, nga Spanja; Jochen Messemer, nga Gjermania; Francesco Vermiglio, nga Italia; George Yeo, nga Singapori.
Këshilli për Ekonominë zëvendëson Këshillin për studimin e problemeve organizative dhe ekonomike të Selisë së Shenjtë, që përbëhej, edhe ai, nga 15 anëtarë. Takimi i tij i parë parashikohet të mbahet në maj.







All the contents on this site are copyrighted ©.