2014-03-07 17:39:43

Greva në Izrael. Atë Lombardi: shtegtimi i Papës në Tokën e Shenjtë, sipas programit


Shtegtimi i Papës Françesku në Tokën e Shenjtë, parashikuar për 24 deri më 26 maj, mbetet ashtu siç u njoftua nga komunikata e Selisë Apostolike. E pohon drejtori i Sallës vatikanase të Shtypit, atë Federiko Lombardi. Zëdhënësi i Vatikanit sqaroi se grevat, që vijojnë edhe sot, të shërbimit diplomatik në Izrael, mund të krijojnë vështirësi për përgatitjen e vizitës. Por tani për tani, gjithçka mbetet sipas programit.








All the contents on this site are copyrighted ©.