2014-02-26 11:59:29

Papa Ratzinger: spekulimet mbi tërheqjen time nga shërbesa petrine janë absurde


Nuk ka asnjë dyshim mbi vlefshmërinë e tërheqjes sime nga shërbesa petrine, është absurde të spekulohet mbi këtë vendim”. Kështu përgjigjet Papa i nderit Benedikti XVI, në një letër të botuar në faqen e parë të gazetës italiane La Stampa, pas disa komentesh dhe interpretimesh të gjestit të tij në mediat italiane dhe të huaja.
Papa i nderit flet përsëri për tërheqjen e tij nga shërbesa petrine e 11 shkurtit 2013. Pak fjalë, por të ngjeshura mirë, shkruar në letër me penë. Pas spekulimeve të ditëve të fundit, të shtypit italian e të huaj, thekson se “nuk ekziston as më i vogli dyshim për vlefshmërinë” e “tërheqjes” së tij”. Dhe saktëson: kushti i vetëm për vlefshmërinë është liria e plotë për të vendosur”. Papa Ratzinger nënvizon, pastaj, se “spekulimet mbi vlefshmërinë e tërheqjes janë thjesht absurde”. Duke iu përgjigjur pyetjeve të ngritura për shkak të petkut të bardhë, që vesh, dhe të emrit Benedikt, thotë se “është thjesht diçka praktike”. Në çastin e tërheqjes – shpjegon – nuk kishte rroba të tjera. “Megjithatë – pohon Ratzinger – e mbaj petkun e bardhë qartësisht të dallueshëm nga ai i Papës”. Edhe në këtë rast, përfundon, kemi të bëjmë me spekulime pa asnjë themel.








All the contents on this site are copyrighted ©.