2014-02-24 15:38:07

G20: Prodhimi global do të rritet me 2% në 5 vjet


Dje, përfundoi punimet në Sidnej të Australisë mbledhja e G20-ës. Nga takimi i të mëdhenjve të botës, thirrje për Ukrainën: duhet zgjidhje paqësore e demokratike, kërkoi komisari evropian për Punët ekonomike e monetare, Olli Rehn. Në dokumentin përfundimtar, vihet në dukje arritja e marrëveshjes për shpejtimin e zhvillimit ekonomik botëror, me politika që duhet ta shtojnë me 2% Prodhimin e Brendshëm Brut në pesë vitet e ardhshme. Përkthyer në shifra konkrete, kjo do të thotë, që veprimtaritë ekonomike duhet të prodhojnë 2 mijë miliard dollarë më shumë të ardhura dhe dhjetra milionë vende pune.








All the contents on this site are copyrighted ©.