2014-02-21 16:37:01

Raporti i kardinalit Kasper në Koncistor, në qendër të takimit të atë Lombardit


Mbi fillimin e punimeve të Koncistorit të jashtëzakonshëm, drejtori i Sallës vatikanase të Shtypit, atë Federiko Lombardi organizoi dje një takim me gazetarët. E nisi, duke i ftuar të pranishmit t’i meditojnë fjalët, me të cilat i hapi Papa punimet e Koncistorit:RealAudioMP3
“…sepse u menduan gjatë nga Papa, u shpallën me shumë saktësi e flasin për një drejtim, një orientim, për atë që pret Papa nga punimet e këtyre ditëve”.
Ati i Shenjtë, pohoi atë Lombardi, fton për reflektim të thellë, që nuk humbet në kazuistikën e situatave të veçanta, me vetëdijen se familja sot është në gjendje të vështirë. Në Koncistor nuk merr pjesë imzot Loris Françesko Kapovila, sekretar personal i Gjonit XXIII, emri i të cilit, kujtoi drejtori i Sallës vatikanase të Shtypit, u përshëndet me një duartrokitje të stuhishme. Rreth 150, të pranishmit në sallë dje paradite. Vetëm dy, fjalimet, pasuar nga raporti i hollësishëm, që zgjati rreth dy orë, mbajtur nga kardinali Kasper, i hartuar për t’u përdorur nga etërit e që, prandaj, nuk do të botohet:
“M’u duk në përkim të plotë me atë, që tha Papa në fjalët e hapjes. Besimtarët, në situata, shpesh tepër të vështira, kanë nevojë për kohë e shoqërues durimtarë në rrugën e tyre”.
Perspektivë shumë e gjerë, teologjikisht e bazuar, ajo e tekstit të kardinalit gjerman, që tingëllon si ouverture e udhës drejt Sinodit, vijoi atë Lombardi; në qendër nuk është vënia në diskutim e doktrinës së Kishës, por një reflektim i ri, duke u nisur nga Ungjilli, për familjen në rendin e krijimit e të shpërblimit, me një vështrim të vëmendshëm edhe mbi problemet e sotme. Familja shikohet si rrugë e zgjedhur për ungjillëzimin e ri, si Kishë shtëpiake, bankë prove e baritorisë së re, rrugë e së ardhmes. Në tekst nuk kujtohen drejtpërdrejt bashkimet e çifteve homoseksuale, ndërsa i kushtohet shumë hapësirë vlefshmërisë së martesave të të divorcuarve të rimartuar:
Bëhet fjalë për të ruajtur të pandarë binomin e besnikërisë ndaj fjalëve të Jezusit e mëshirës, mirëkuptimit të mëshirës së Zotit, në jetën e njerëzve e, prej këndej, edhe në veprimtarinë baritore të Kishës”.Punimet e Koncistorit vijojnë.







All the contents on this site are copyrighted ©.