Papa lutet për Ukrainën, në fillim të mbledhjes me kardinalët
Papa Françesku e hapi ditën e dytë të punimeve të koncistorit të jashtëzakonshëm,
që po zhvillohet në Vatikan mbi temën e familjes, duke u lutur për Ukrainën, e tronditur
nga dhuna e ditëve të fundit: Dëshiroj t’u
drejtoj një përshëndetje, jo vetëm personalisht, por edhe në emër të të gjithëve,
kardinalëve ukrainas – kardinalit Jaworski, kryeipeshkëv nderi i Lvivit dhe kardinalit
Husar, kryeipeshkëv nderi i Kievit – që këto ditë janë duke vuajtur shumë dhe kanë
shumëvështirësi në atdhe. Ndoshta do të ishte bukur, po t’u arrinte ky mesazh, në
emër të të gjithëve: a jeni në një mendje të gjithë me këtë?”. Pas këtyre fjalëve,
kardinalët e shprehën miratimin e tyre me duartrokitje. Në vijim, Papa përmendi kumtesën
hyrëse mbi familjen, majtur dje nga kardinali Walter Kasper: Mbrëmë, para se
të bija në gjumë, por jo për të ndjellë gjumin... lexova, rilexova, punimin e kardinalit
Kasper e dëshiroj ta falënderoj, sepse aty gjeta një teologji të thellë e një mendim
të kthjellët të teologjisë. Është e këndshme të lexosh teologji të kthjellët. Aty
gjeta atë për të cilën fliste shën Injaci, atë sensus ecclesiae (ndjesinë e Kishës),
dashurinë për Nënën Kishë. Më bëri mirë e më lindi një ide. Më falni, eminencë, nëse
po ju bëj me turp, por ideja është: kjo do të thotë të bësh teologji në gjunjë. Faleminderit.
Faleminderit”.