2014-02-19 12:30:07

Papa Françesku: t’i jepet fund dhunës në Ukrainë, lutem për viktimat dhe familjet e tyre


Sot, në përfundim të audiencës së përgjithshme, Papa Françesku bëri thirrje për shtendosjen e situatës në Ukrainë e, posaçërisht, në qytetin e Kievit, pushtuar prej javësh nga dhuna. Ja edhe fjalët e Papës:RealAudioMP3 “Me shpirt të shqetë ndjek, këto ditë, ngjarjet në Kiev. E siguroj popullin e Ukrainës për afërsinë time e lutem për viktimat e dhunës, për familjarët e tyre e për të plagosurit. I ftoj të gjitha palët t’i japin fund çdo veprimtarie të dhunshme e të kërkojnë rrugën e harmonisë e të paqes në vend”.









All the contents on this site are copyrighted ©.