2014-02-12 15:51:13

Marrëveshje Seli e Shenjtë – Hungari: shkëmbehen dokumentet për ratifikimin


Të hënën, 10 shkurt, në selinë e Parlamentit hungarez në Budapest, imzot Alberto Bottari de Castello, Nunc Apostolik në Hungari dhe ministri i Burimeve Njerëzore i Hungarisë, Zoltàn Balog shkëmbyen dokumentet për ratifikimin e Marrëveshjes ndërmjet Selisë së Shenjtë dhe Hungarisë, e cila ka të bëjë me një ndryshim në mënyrën e financimit të veprimtarive të Kishës, që konsiderohen shërbim publik, dhe të atyre pastërtisht fetare. Gjithashtu, në të përfshihen edhe disa çështje për pasuritë e tundshme e të patundshme. Marrëveshja, e nënshkruar në Budapest më 21 tetor 2013, hyri në fuqi pas këtij ratifikimi.







All the contents on this site are copyrighted ©.