2014-02-09 18:01:17

Të fejuarit, në pritje të takimit me Papën Françesku, ditën e Shën Valentinit


Nuk do të takohen në Sallën e Palit VI, të fejuarit, me Papën, ditën e Shën Valentinit. Kështu u mendua në fillim, por më pas, duke pasur parasysh numrin e madh të të fejuarve, që dëshirojnë të takohen me Papën, pikëpjekja u ndryshua. Nuk janë vetëm italianë, 17 mijë vetët e regjistruar deri tani për takimin, në një ditë kaq në shenjë për ta. Do të rrajnë nga shumë vende të botës. Deri nga ishujt Mauricius. Të gjithë, në pritje entuziaste për këtë takim, që organizohet për herë të parë.Ata që dëshirojnë të marrin pjesë, mund të regjistrohen përmes Këshillit Papnor për Familjen.







All the contents on this site are copyrighted ©.