2014-02-07 19:08:22

Për herë të parë në histori, Shqipëria do të marrë pjesë në Lojërat Olimpike Dimërore


Për herë të parë në histori, Shqipëria do të marrë pjesë në Lojërat Olimpike Dimërore me dy sportistë. Erjon Tola, skiatori shqiptar që do të marrë pjesë në Lojërat e Sochi-t, ka dhënë shenja të mira, të cilat janë të barasvlershme me një përfaqësim dinjitoz të tijin në këtë aktivitet madhor të sporteve dimërore. Që nga data 21 janar, kur në Shamperi të Zvicrës do të zinte vendin e 21-të në slalomin special, përgjatë gjithë javës ka bërë edhe pesë gara të tjera. Pra, një renditje e tij nga vendi i 15-të deri te i 22-ti duket se është një garanci e plotë për një paraqitje dinjitoze në Sochi. Më 19 shkurt ndërkaq ai konkurron në Slalomin Special, kurse më 22 shkurt në Slalomin Gjigant. Sa i përket Suela Mehillit, ajo është e para femër në historinë e Shqipërisë, e cila merr pjesë në Lojërat Olimpike Dimërore. Deri më tani, ajo ka zhvilluar dymbëdhjetë gara, të cilat i ka çuar deri në finish, kurse Tola në nëntë gara vetëm gjashtë ka përfunduar, tri të tjera për arsye të ndryshme nuk i ka çuar deri në fund.








All the contents on this site are copyrighted ©.