2014-02-07 13:46:33

Nënë Tereza, përsëri në homelinë e Papës Françesku


Nënë Tereza fizikisht nuk është më mes nesh prej vitesh. Po ajo vijon të ecë në udhët e botës. E shikojmë, sa herë njerëzimi ndjen nevojën për ‘Nënë Tereza’, figura që nuk duken shpesh në rrjedhë shekujsh, por, si janë dukur një herë, nuk zhduken kurrë më. Bëhen pronë e gjithë familjes njerëzore. Nënë Tereza u duk përsëri sot, edhe në homelinë e Papës. Nësa fliste për fundin e Gjon Pagëzuesit, për çastet e errëta të jetës së tij, jo të lehtë, Françesku u ndalua fort edhe tek figura e Nënë Terezës, duke gjetur një pikë takimi ndërmjet Murgeshës shqiptare të kohëve tona e Gjonit, të kohës së Krishtit: çastin e errësirës së shpirtit, errësirës së jetës së saj, çastin tejet të dhimbshëm të “Kopshtit të saj të Ullinjve”. Pikë takimi, pra, tha Papa...:
“... errësira e shpirtit, errësirë që pastron, si ajo e Krishtit në Kopshtin e Ullinjve. E Krishti iu përgjigj Gjonit si Ati, Jezusit, duke e ngushëlluar. Errësirë e burrit të fortë, që i përkiste Zotit, dhe e Gruas së madhe, që i përkiste Zotit! Mendoj këtë çast për errësirën e shpirtit të së Lumes Terezë të Kalkutës, apo jo? Ah? Gruas, që mbarë bota e lavdëronte, Çmim Nobel! Po ajo e dinte se në një çast të jetës së saj, çast shumë i gjatë, kishte në shpirt vetëm terr”.








All the contents on this site are copyrighted ©.