2014-02-07 16:57:25

Hapen sot Lojrat Olimpike te Soçit: përurim i blinduar nga frika e atentateve


Sot në orën 17.00, do të hapen Lojrat Olimpike Dimërore në Soçi të Rusisë. Veprimtaria është vitrinë e madhe politike për Moskën, e cila dëshiron të paraqitet edhe një herë si fuqi e rëndësishme në skenën botërore. Të pranishëm, shumë liderë botërore, disa prej të cilëve kanë refuzuar të marrin pjesë, për shkak të polemikave mbi homoseksualitetin me presidentin rus Vladimir Putin.
Me shpenzime astronomike, niveli i sigurisë në Soçi parashikon përdorimin e nëndetëseve, sistemeve kundër raketave, satelitëve e dronëve, së bashku me mjete të sofistikuara elektronike për të kontrolluar komunikimet. 30 mijë policë janë të pranishëm në zonat, ku do të zhvillohen garat. Rreziku vjen nga ekstremistët radikalë, që në më pak se tre muaj, arritën të organizojnë disa atentate në jug të Rusisë. Këto Olimpiada kanë kushtuar 51 miliard dollarë, më të shtrenjtat e historisë. Rusët kanë harxhuar katër herë më shumë se parashikimi.







All the contents on this site are copyrighted ©.