2014-02-07 14:43:24

Bisedimet Vatikan-Palestinë: hapa të reja përpara për Marrëveshjen Globale


Komisioni dypalësh, ku marrin pjesë Selia e Shenjtë dhe shteti i Palestinës, u mblodh dje në Ramallah, për të rishikuar e miratuar punën e grupit teknik të përbashkët, që qe mbledhur në shtatorin e vitit të kaluar, në Vatikan. Kujtojmë se ky Komision është përgjegjës për arritjen e një Marrëveshjeje Globale, që duhet të ndjekë nënshkrimin e Marrëveshjes Bazë, më 15 shkurt 2000.
“Bisedimet – thuhet në një notë të Sallës së Shtypit të Selisë së Shenjtë – u zhvilluan në një atmosferë të përzemërt e konstruktive. Duke disktuar për temat e shqyrtuara në nivelin teknik, Komisioni vuri në dukje me kënaqësi, përparimet e bëra në hartimin e projektit përfundimtar të Marrëveshjes, që trajton aspekte thelbësore të jetës dhe të veprimtarisë së Kishës Katolike në Palestinë. Të dyja palët u impenjuan të vazhdojnë përpjekjet për të përfunduar procedurat e brendshme dhe ato kushtetuese për nënshkrimin e Marrëveshjes”.
Delegacioni palestinez u tregua entuziast për vizitën e ardhshme të Papës Françesku në Tokën Shenjte, duke i uruar me gjithë zemër, mirëseardhjen në vendet ku ka shkelur Jezu Krishti.








All the contents on this site are copyrighted ©.