2014-02-06 14:41:57

Streha e re për të varfrit në Venezia mban emrin “Papa Françesku”


“Vepër e Provanisë, që u jep një vend të privilegjuar të varfërve tek populli i Hyjit” e ka quajtur papa Françesku fjetoren-mensë të Karitasit të Venezia-s, që mban emrin e tij. Fjalët e Atit të Shenjtë i gjejmë në telegramin dërguar patriarkut të Venezia-s Imzot Francesco Moraglia, të cilin e lexoi dje në Marghera Sekretari i Shtetit, kryeipeshkvi Pietro Parolin, gjatë ceremonisë së përurimit: “Besimtarët vijon Papa – t’i presin të varfrit si Krishtin, duke i bërë të ndjehen gjithmonë në shtëpinë e vet”.








All the contents on this site are copyrighted ©.