2014-02-06 16:13:40

Mesazh ngushëllimi i Papës për viktimat e zjarrit në Buenos Aires


Afërsi e lutje: këto u siguron Papa Françesku familjarëve të viktimave të zjarrit të djeshëm në Buenos Aires të Argjentinës. Flakët shkatërruan një depo dokumentesh në jug të qytetit. Së paku nëntë vetë humbën jetën në përpjekjen për të shuar zjarrin, ndërsa shtatë të tjerë janë plagosur. Qeveria argjentinase ka shpallur dy ditë zie kombëtare. Në mesazhin e tij, Ati i Shenjtë shpreh dhimbjen e thellë për aksidentin dhe lutet për viktimat e familjarët. U bën thirrje të gjithëve të tregojnë solidaritet vëllazëror me ta.








All the contents on this site are copyrighted ©.