Atë Eduadrd Robles Gil Orvañanos (Eduardo Robles Hil Orvanjanos) është eprori i ri
i përgjithshëm i Legjionarëve të Krishtit
Kapitulli i Përgjithshëm i Legjionit të Krishtit ka vijuar zgjedhjen t eprorëve të
rinj të kongregatës dhe ka zgjedhur si epror të përgjithshëm Atin Eduardo Robles Gil
për një mandat gjashtëvjeçar. Votimet për drejtuesit e rinj të Legjionit të Krishtit
u zhvilluan më 20 janar, por Papa Françesku i kishte dhënë Kapitullit të Përgjithshëm
udhëzimin për të mos i njoftuar përfundimet e zgjedhjeve deri kur Selia e Shenjtë
të jepte miratimin e saj. Sot paradite sekretari i Kongregatës për Institutet e Jetës
Rregulltare, Kryeipeshkvi José Rodríguez Carballo O.F.M. (Hoze Rodriges Karvajo) e
ka komunikuar personalisht miratimin e zgjedhjeve nga ana e Selisë së Shenjtë . Përveç
drejtorit të përgjithshëm, janë zgjedhur këshillëtarët e përgjithshëm, Etërit Sylvester
Heereman, nga Gjermania, dhe Jesús Villagrasa (Hesus Vijagrasa), nga Spanja. Sipas
urdhërimeve të Papës Françesku, Selia e Shenjtë ka emëruar dy këshilltarë të tjerë:
Atin Juan José Arrieta (Huan Hose Arrieta), nga Spanja, i cili është edhe vikar i
përgjithshëm, dhe Atin Juan Maria Sabadell (Huan Maria Sabadej), nga Spanja. Kapitulli
i përgjithshëm, më tutje, zgjodhi administrator të përgjithshëm Atin José Cárdenas
(Hose Kardenas) nga Meksika dhe Hetues të përgjithshëm Atin Clemens Gutberlet, nga
Gjermania. Me këtë zgjedhje e përfundon mandatin Ati Álvaro Corcuera, i cili nuk
e ushtronte detyrën që prej vitit 2011, për arsye shëndetësore, prandaj u zëvendësua
nga Ati Sylvester Heereman. Ati Eduardo Robles Gil u lind në Qytetin e Meksikos
në vitin 1952. Mori kushtet në Lëvizjen Regnum Christi në vitin 1975 dhe hyri në Legjionin
e Krishtit në vitin 1977. U shugurua meshtar në vitin 1983, në qytetin e lindjes dhe
e ka ushtruar shërbesën meshtarake kryesisht në Spanjë, Brazil e Meksikë. Në vitin
2011 u emërua nga Kardinali De Paolis anëtar i Komisionit të Pajtimit, i ngritur për
kujdesin ndaj personave të lënduar nga Ati Maciel. Në vitin 2013 mëkëmbësi i Eprori
të Përgjithshëm, me miratimin e Delegatit Papnor, e emëroi përgjegjës për territorin
e Meksikës.