2014-02-06 16:15:18

6 shkurti, mbyllja e kishave e martirizimi i katolikëve shqiptarë. Simon Mirakaj jep dëshmi për meshtarët katolikë në burg


Si sot, më 6 shkurt 1967, Enver Hoxha mbante fjalimin e tij famëkeq për "Revolucionarizimin e mëtejshëm të partisë dhe pushtetit". Fillon martirizimi i besimtarëve të çdo feje, sidomos të asaj katolike, lidhur tradicionalisht me kombin e kulturën. Me Kushtetutë, Shqipëria do të bëhej vendi i parë ateist në botë. Një fjalim i tillë, i ndjekur dhe nga propaganda e shfrenuar e gazetës së partisë "Zëri i Popullit", solli aksionet e para, që u paraqitën si "vullnetare", kundër objekteve të kultit në të gjithë vendin, duke filluar nga Durrësi. Nëpër muret e qyteteve të Shqipërisë, fletërrufetë kundër klerikëve shpifnin e talleshin me figurën e klerikëve. Më 19 shkurt u ndalua kremtimi i meshës së orës 10:00 në Katedralen e Shkodrës. Françeskanët morën urdhrin të zbraznin Kuvendin e Gjuhadolit, duke mbartur gjithë ç'kishin në Kuvendin e Arrës së Madhe. Pas një kontrolli të rreptë të Sigurimit, u mbyll edhe Arqipeshkvia. Më 4 mars u mbyll Kisha Katedrale e Shkodrës e mbas saj u mbyllën të gjitha kishat e xhamitë, jo vetëm në këtë qytet, por në gjithë vendin. Një fjalim i tillë solli raprezaljen më të madhe që ka ndodhur ndonjëherë kundër klerit e besimtarëve, që më së shumti u vranë, u torturuan, u burgosën, u internuan.
Pas mëse 40 vjet burgosje e internimi, Simon Mirakaj, kreu aktual i Shoqatës së të Përndjekurve Politikë, jep sot për dëgjuesit e Radio Vatikanit, një dëshmi pikërisht për ata meshtarë, që u qëndruan torturave më çnjerëzore në burgjet e komunizmit. Ta dëgjojmë…RealAudioMP3








All the contents on this site are copyrighted ©.