2014-02-05 12:41:14

Takim në Tiranë: “Drejtësia sociale dhe qytetaria aktive në Shqipëri”


Të shtunën, më 8 shkurt, në Tiranë, studiues, profesorë, gazetarë e politikanë, do të mblidhen për të diskutuar mbi “Drejtësinë sociale dhe qytetarinë aktive në Shqipëri”, në një konferencë, që do të zhvillohet në Hotel Rogner. Takimi organizohet nga Karitasi Shqiptar, në bashkëpunim me organizatën “Coherent Development Albania” (Zhvillimi Koherent).
Paraditen e së shtunës, do të alternohen në podium, artisti e arkitekti Maks Velo, që do të flasë për “Drejtësinë sociale dhe organizimin urban në Shqipëri”; padagogu i Universitetit Papnor Urbanian të Romës, Ardian Ndreca, që do të reflektojë mbi “Politikën si art dhe si përgjegjësi”, duke vënë në dukje nevojën për qytetari aktive në Shqipëri; meshtari shqiptar, kolegu i Radios sonë, dom Marjan Paloka, i cili do të verë theksin në “Thirrjen politike të të krishterit. Vendi i fesë në qytetin shekullar; e më pas, këshilltari i kryeministrit, Sandër Lleshi, kryeredaktorja e gazetës “Zëri” në Kosovë, Arbana Xharra, pedagogu i Universitetit norvegjez të Oslos, Gentian Zyberi, të cilët do të debatojnë mbi çështjen e lidershipit, shfaqjes së ekstremizmave në shoqëri dhe mbi realitetin e përfshirjes së qytetarëve shqiptarë në sigurimin e drejtësisë në vend.








All the contents on this site are copyrighted ©.