Në përshëndetjet, që Papa u drejtoi besimtarëve italianë, të pranishëm në audiencën
e përgjithshme, një mendim i veçantë për zonat dhe popullsitë e dëmtuara rëndë nga
koha e keqe e këtyre ditëve:“U drejtoj një përshëndetje të posaçme shumë njerëzve,
vëllezër e motra tona, që vuajnë nga pasojat e shirave të rrëmbyera në zonën e Toskanës
e edhe këtu, në Romë. Lutemi për të gjithë e jemi shumë pranë tyre me përpjekjen,
solidaritetin e dashurinë tonë”. Më pas, disa përshëndetje të tjera: “Pres
me kënaqësi Ipeshkvijtë e pranishëm në kuvëndimin, organizuar nga Bashkësia e Shën
Egjidit, si dhe meshtarët, pjesëmarrës në javën e studimit, kushtuar formimit njerëzor
të kandidatëve për rrugën e meshtarisë, organizuar nga Universiteti Papnor i Shenjtes
Krygjë. Uroj që vizita tek Varri i Shën Pjetrit të jetë rast i përshtashëm për të
përtëritur impenjimin misionar të kumtimit të Ungjillit, posaçërisht në mes të të
varfërve e të braktisurve. Përshëndes besimtarët e famullisë së Pashk Bajlonit të
Portici-t; ushtarakët e Brigadës Sasari dhe Shoqatën Romake të Punonjësve të Hoteleve.
Uroj që ky takim t’ju forcojë fenë, t’ju japë shpresë, t’ju mbushë zemrat me dashuri
të krishterë”. Një mendim i veçantë për të rinjtë, të sëmurët e të sapomartuarit.
Sot, kujtoi Papa, të sëmurët, për shkak të shiut, u mblodhën në Sallën e Palit VI
e munda t’i përshëndes para se të vija këtu, nësa tani po më ndjekin përmes ekranit.