Papa pret kreun e shtetit të Samoas: tema ambientale në plan të parë
Sot, Papa priti kreun e shtetit të Samoas, Tui Atua Tupua Tamasese Efi, i cili më
pas, u takua me autoritetet e tjera të Selisë së Shenjtë. Gjatë bisedimeve të përzemërta,
njofton Salla e Shtypit e Vatikanit, u fol për disa aspekte të jetës shoqërore dhe
ekonomike të vendit ishullor në Oqeani, si edhe për kontributin e Kishës Katolike
në sektorë të ndryshëm të shoqërisë. U shkëmbyen opinione mbi gjendjen ndërkombëtare,
sidomos për bashkëpunimin rajonal dhe për tema ambientale, me interes për disa vende
të Paqësorit.