2014-01-31 18:05:43

Thirrje e OKB-së për armëpushimin olimpik e zgjidhjen e konflikteve


Një javë para hapjes së Lojërave Olimpike dimërore në Soçi të Rusisë, kryetari i Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së, Xhon Esh bëri thirrje të respektohet tradita e lashtë e armëpushimit dhe e pezullimit të çdo ndeshjeje. Armëpushimi simbolik ka filluar të premten, një javë para edicionit XXII të Olimpiadës, e cila do të nisë më 7 e do të përfundojë më 23 shkurt. Pezullimi i konflikteve duhet të përfundojë (gjithnjë simbolikisht) një javë pas edicionit XI të Lojrave paralimpike dimërore, që do të zhvillohen nga 7 deri më 16 mars.
Por a ndalen vërtet konfliktet në botë, siç bëhej në Greqinë e lashtë, ku u ndez për herë të parë pishtari i Olimpiadave? Fatkeqësisht jo, kjo ndodh vetëm “simbolikisht”! Esh u bën thirrje të gjitha palëve në konflikt nëpër botë, t’i ulin vërtet armët, duke dhënë kështu mundësinë të gjehen zgjidhje afatgjatë për paqen. Uron gjithashtu, që flamuri i OKB-së, i cili do të valëvitet mbi Parkun olimpik në Soçi, të tregojë vërtet vullnetin e të gjitha kombeve anëtare për dialog e pajtim.








All the contents on this site are copyrighted ©.