2014-01-31 17:15:40

Në Akuila gjendet një pjesë e relikes së Papës Vojtila, vjedhur nga Shenjtërorja e Shën Pjetrit në Ienka


U gjet një pjesë e relikes së Papës Vojltila, me një copëz stofi, lagur me gjakun e të Lumit. Ishte në Akuila, në garazhin e njërit nga të rinjtë e paditur për vjedhjen. Lajmin e dha ipeshkvi ndihmës i Akuilës, imzot Gjovani D’Erkole, gjatë një konference shtypi të përbashkët me policinë e karabinierët. Ipeshkvi ndihmës shprehu kënaqësinë e tij të thellë, duke theksuar se tani mungojnë vetëm disa fije ari, të qindisura mbi stofë, të cilat policia vijon t’i kërkojë. Kujtojmë se copëza e stofit, e lagur me gjakun e Gjon Palit II, kur u plagos rëndë nga dora e Ali Agçait, u vodh javën e kaluar nga Shenjtërorja e Shën Pjetrit të Ienkës në Gran Sasso e u flak në garazh nga hajdutët, që menduan se ishte fare pa vlerë. “Jemi të sigurt se Papa Gjon Pali II i fal tre të rinjtë”, tha ipeshkvi, e i falim edhe ne. Ipeshkvi i falënderoi të gjithë ata, që nuk i kursyen përpjekjet për rigjetjen e relikes.







All the contents on this site are copyrighted ©.