2014-01-30 14:59:14

Papa, Universitetit Notre Dame: mos e zbehni identitetin katolik


Sot paradite, Papa Françesku priti një delegacion të Universitetit “Notre Dame” (Zoja e Bekuar) të shtetit amerikan të Indianës, me rastin e përurimit të selisë së re në Romë. Ati i Shenjtë falenderoi drejtuesit e këtij institucioni akademik, themeluar në vitin 1842 nga atë Eduard Sorin, anëtar i Kongregatës të së Shenjtes Krygjë:RealAudioMP3
“Që nga themelimi, Universiteti “Notre Dame” jep një kontribut të çmuar për Kishën e vendit tuaj, me impenjimin e tij në edukimin fetar të të rinjve e me mësimin e dijeve, të frymëzuara nga besimi në harmoninë ndërmjet fesë dhe arsyes për të ndjekur të vërtetën dhe udhën e drejtë”.
Hapja e kësaj selie të universitetit në Romë, është rast, që u jep mundësinë studentëve të njihen me pasuritë historike, kulturore e shpirtërore të Qytetit të Amshuar, me vazhdimësinë e fesë së Shën Pjetrit e të Shën Palit, me njerëzit e Zotit e me martirët e çdo epoke e me fenë e transmetuar përmes familjeve, shkollave e famullive.
Kujtojmë se Universiteti “Notre Dame” ka shkaktuar debate të mëdha në ambientet katolike, kur i dha, në vitin 2009, diplomën “Honoris Causa” në jurisprudencë presidentit të SHBA-ve, Barak Obama, pavarësisht se ky i fundit ishte dhe mbetet në favor të abortit. Papa Françesku u bëri thirrje drejtuesve të universitetit, që t’i qëndrojnë besnikë ideve të themeluesit, atë Eduard Sorin:
“Për këtë, është thelbësore dëshmia e guximshme e universiteteve katolike për mësimet morale të Kishës dhe mbrojtja e lirisë për t’i mbështetur ato mësime”.
Mësimet e Kishës, kujtoi Papa Françesku, kanë autoritetin e magjisterit të Barinjve të saj e duhen përçuar nga institucionet edukative kishtare tek studentët e në shoqëri:
“Uroj që universiteti ‘Notre Dame’ të vazhdojë të japë dëshminë e dosmodoshme dhe të qartë për këtë aspekt të identitetit të tij themelor katolik, sidomos para tundimeve për ta zbehur, nga cilado anë të vijnë”.








All the contents on this site are copyrighted ©.