2014-01-29 14:17:16

Thirrje e Papës për të mbrojtur punën, burim i dinjitetit, e viktimat e fajdesë, plagë dramatike shoqërore


Në audiencën e sotme të përgjithshme, pas katekizmit, ndërmjet përshëndetjeve të ndryshme, Papa iu drejtua përfaqësuesve të një shfaqjeje endacake të Bergantinos, duke i nxitur të jenë dëshmitarë gazmorë të vlerave kristiane të solidaritetit e të mikpritjes. Pastaj përshëndeti një grup kuzhinierësh fiorentinë e toskanë, si dhe Shoqatat “Carta Roma” e “Casa Alessia”, duke i inkurajuar të vijojnë impenjimin në ndihmë të nevojtarëve e të refugjatëve. Përshëndeti edhe familjet e Shellbox di Castelfiorentino, me kardinalin Giuseppe Betori, duke u shprehur afërsinë e tij e duke uruar të bëhet çdo përpjekje e mundshme nga ana e instancave kompetente, që puna, burim i dinjitetit, të jetë kujdesi kryesor për të gjithë. E të mos mungojë kurrë! Sepse është burim dinjiteti.Papa përshëndeti edhe Fondacionet e Bashkuara të Këshillit Kombëtar kundër fajdesë, shoqëruar nga kryeipeshkvi i Barit, imzot Francesco Cacucci, duke uruar që institucionet ta thellojnë impenjimin e tyre përkrah viktimave të fajdesë, plagë dramatike shoqërore. Kur një familje nuk ka ç’të hajë, sepse duhet t’u paguajë huanë fajdexhinjve, nënvizoi me forcë, e me dhimbje Papa, kjo nuk është aspak e krishterë! As njerëzore. Mund ta quajmë plagë dramatike shoqërore, që e plagos rëndë, duke e shkelur, dinjitetin e pashkelshëm të njeriut.







All the contents on this site are copyrighted ©.