2014-01-28 13:00:58

Mozaiku i Vlerave në Librin e Rekordeve Guinness. Flet autori, don Dominik Qerimi


“Unë nuk jam artist! Unë jam thjesht I DASHURUAR NË JEZUSIN! Gjithçka që JAM dhe BËJ, është thjesht fryt i kësaj DASHURIE!”: kështu u shpreh don Dominik Qerimi, pasi i njoftuan se ka hyrë tashmë në Librin e rekordeve Guinness me Mozaikun e tij të Vlerave, bërë me boçet e pishave. Don Dominik Qerimi është prift katolik i lindur më 1971 në fshatin Janosh të Gjakovës, aktualisht, drejtor i Qendrës “Don Bosko” në Gjilan, pas një përvoje të ngjashme e të gjatë me salezianët në Tiranë.
Çertifikimi i “Mozaikut të Vlerave”, ku janë pasqyruar artistikisht Nënë Tereza, Skënderbeu dhe shën Gjon Bosko, ka filluar më 26 dhjetor 2013, datë, në të cilën janë dërguar dokumentacionet dhe materialet në zyrën e Rekordit Botëror të Guiness-it. Vepra ka hyrë në kategorinë e re të krijuar enkas për këtë mozaik me titull ’Largest pine cone mosaic’ (Mozaiku më i madh në botë me boçe pishash), me numrin e regjistrimit ID: 437233. Ne morëm në telefon vetë autorin, i cili na e shpjegon kështu mozaikun…RealAudioMP3








All the contents on this site are copyrighted ©.