2014-01-28 15:03:28

Kisha do të ketë një të Lum të ri, një meshtar vrarë gjatë Luftës Civile në Spanjë, si edhe 7 Shërbëtorë të rinj të Zotit


Papa Françesku priti dje prefektin e Kongregatës për Çështjet e Shenjtorëve, kardinalin Anxhelo Amato. Ati i Shenjtë e autorizoi dikasterin vatikanas të publikojë dekretet për të shpallur një të Lum të ri, i cili është meshtari martir Asùa Mendìa, vrarë për shkak të fesë, në vitin 1936, gjatë Luftës Civile në Spanjë. Gjithashtu, do të mund të nderohen 7 Shërbëtorë të rinj të Zotit, për të cilët ka nisur procesi i lumnimit.
Po veçojmë të Lumin e ri, meshtar e arkitekt. Lindet në Balmaseda, në Vendet Baske, në vitin 1890. Shugurohet meshtar në vitin 1924 dhe ngarkohet me projektet e Seminarit të Vitories. Jeton si njeri shumë i përvuajtur, deri më 29 gusht 1936, kur vritet nga disa milicë, thjesht për faktin se ishte meshtar. Në Spanjën e përfshirë nga Lufta Civile, ky martirizim nuk ishte i rrallë. Reliket e tij ndodhen në kapelën e Seminarit të Vitoria-Gasteiz që nga viti 1956.







All the contents on this site are copyrighted ©.