Vidhet, në Abruce të Italisë, relikja me gjakun e Gjon Palit II
Kjo vjedhje, sakrilegj i mirëfilltë, bëri shumë përshtypje në bashkësinë vendase,
që ka një devocion të madh për Papën Gjon Pali II, të cilit i pëlqente shumë të rrinte
gju më gju me popullsinë e Abruceve, gjatë ekskursioneve në shtigjet e Gran Saso-s.
Ndërmjet së shtunës e së dielës, njerëz të panjohur vodhën, në kishëzën e Shën Pjetrit,
në Ienca’, pranë Akuilës, disa relike, ndërmjet të cilave, edhe shishja e vogël,
ku ruhej gjaku i të Lumit Vojtila. Prokuroria po merret drejpërdrejt me çështjen
e vjedhjes, vërejtur së pari nga famullitari, atë Josè Obama. Shpresohet që hajdutët
të pendohen e t’i rikthejnë reliket në atë vend, ku Gjon Pali II gjunjëzohej shpesh
zyrtarisht e jo, gjatë shëtitjeve alpinistike, që i pëlqenin aq shumë si malësor i
vërtetë, që ishte.Prandaj iu dhurua kishëzës Gjaku i të Lumit, që së shpejti do të
shpallet shenjt, e prandaj edhe popullsia e zonës dëshiron me gjithë zemër t’i kthehet
ky kujtim kaq i shenjtë e kaq i çmuar. Me besim se policia do t’i gjejë e do t’i arrestojë
keqbërësit, të penduar ose jo.