2014-01-26 10:48:56

Dita e 61-të e të sëmurëve nga gërbula


U kremtua sot Dita e 61-të e të sëmurëve nga lebra, apo gërbula. Pavarësisht nga përpjekjet, kjo sëmundje akoma nuk është zhdukur krejtësisht, duke goditur jo vetëm fizikisht, por edhe moralisht e psikologjikisht të sëmurët e familjarët e tyre. E kurueshme që nga viti 1980 me një trajtim polikimioterapik, Sëmundja e Hansenit vazhdon të përhapet në vendet e varfëra. Llogaritet se të sëmurët arrijnë shifrën 6 milion. Dy vendet, ku sëmundja është më e përhapur, janë India dhe Brazili.
Kjo Ditë është rasti për të kujtuar se në nëntor 2010, OKB-ja miratoi “Parimet dhe direktivat për zhdukjen e diskriminimit kundër të sëmurëve nga gërbula e familjarëve të tyre”. Ky dokument i impenjon vendet dhe institucionet të respektojnë të drejtat e hansenianëve.







All the contents on this site are copyrighted ©.