2014-01-24 11:42:07

Karitasi i Kosovës formon të burgosurit


Ministria e Drejtësisë dhe Karitasi i Kosovës nënshkruan dje një Memorandum bashkëpunimi, që ka të bëjë me integrimin e të burgosurve në shoqëri, pas lirimit. Dokumenti u nënshkrua nga zëvendëskryeministri dhe ministri i Drejtësisë, Prof. Dr. Hajredin Kuçi, dhe drejtori i përgjithshëm i Karitasit të Kosovës, Don Viktor Sopi. Sipas Memorandumit, Karitasi i Kosovës do t’u ofrojë të burgosurve formim për profesione të caktuara, që ata mund të ushtrojnë pas daljes nga burgu. Projekti do të realizohet në Qendrën Korrektuese të Lipjanit.









All the contents on this site are copyrighted ©.