2014-01-23 13:44:48

Indi. U dorëzohet ipeshkvijve raporti mbi përndjekjen e të krishterëve


Janë më se 4000 rastet e dhunës kundër të krishterëve të regjistruara në vitin 2913 në Indi, kryesisht nga grupet ekstremiste indu. Spikat rasti i vrasjes së shtatë besimtarëve, ndër të cilët një i mitur, por nuk janë më pak të rënda abuzimet dhe rrahja emë shumë se 1000 grave, 500 fëmijëve dhe rreth 400 priftërinjve të kishave të ndryshme. Më se 100 kisha dhe vende të kultit të krishterë kanë qenë objekt i sulmeve dhe dhunës. Këto janë shifrat e “Raportit mbi përndjekjet 2013”, përgatitur nga forumi i enteve dhe organizatave të krishtera në shoqërinë civile indiane. Para pak ditësh ky raport i është dorëzuar Kryeipeshkvit të Bombeit dhe kryetarit të Konferencës Ipeshkvore Indiane, Kardinalit Oswad Gracias. Sipas agjencisë Fides, dokumenti është shkruar me bashkëpunimin e shoqatave “Catholic Secular Forum”, “All India Christian Council”, “Evangelical Fellowship of India”, “Global Council of India Christians dhe “World Watch Monitor”.
Raportin ua kanë dorëzuar ipeshkvinjve dy laikë katolikë, Joseph Dias dhe gjykatësi Michael Saldanha, njëri sekretar dhe tjetri kryetar i “Catholic Secular Forum”.








All the contents on this site are copyrighted ©.