2014-01-23 13:44:35

Del Portillo, prelat i Opus Dei-t, do të shpallet i lum më 27 shtator


Do të shpallet i lum më 27 shtator 2014 në qytetin e lindjes, Madrid, Imzot Alvaro del Portillo, prelat i Opus Dei-t. Vendimin e mori Papa Françesku, i cili pranoi kërkesën e paraqitur nga prelati i tanishëm i institucionit të themeluar nga Shën Escriva, Imzot Echevarria. Kremtimin do ta udhëheqë Prefekti i Kongregatës për Çështjet e Shenjtërve, Kardinali Angelo Amato. Pritet që në këtë kremtim të marrin pjesë njerëz nga gjithë bota, ndërsa të nesërmen, në Romë, Imzot Echevarria do të kremtojë një meshë falënderimi.








All the contents on this site are copyrighted ©.