2014-01-22 15:41:41

Tweet i Papës për Marrshimin për Jetën në Uashington


Mbahet sot në Uashington të SHBA-ve, Marrshimi i 41-të për Jetën, takim tradicional i Kishës vendase për të kujtuar përvjetorin e vendimit “Roe vs Wade” të Gjykatës së Lartë, e cila në vitin 1973 ligjëroi abortin. Tweet-i i Papës Françesku i referohet këtij Marrshimi dhe është shkruar në anglisht e në spanjisht, gjuhët më të folura në SHBA-të:
“Bashkohem me Marrshimin për Jetën në Uashington me anë të lutjes – nënvizon Ati i Shenjtë. Zoti na ndihmoftë të respektojmë jetën, sidomos jetën e më të pambrojturve”.








All the contents on this site are copyrighted ©.