Java e Lutjes për Bashkimin e të krishterëve në Lindjen e Mesme Java e Lutjes
për Bashkimin e të Krishterëve na kujton edhe, e sidomos, të krishterët, që banojnë
në hapësirën nga lugina e lumenjve Tiger dhe Eufrat, deri në brigjet e Nilit. Pikërisht
në këto vise endet sot Krishti i varfër, i vuajtur! Këtu është sot Zoti. Ecën përkrah
mijëra refugjatëve, që kërkojnë të shpëtojnë kokën. Ikën bashkë me ta nga Siria, për
të gjetur shpëtim. Këtu Krishti ka ende uri, ka etje, ngrin nga e ftohta e dimrit,
gjakoset nga të gjitha llojet e armëve. Prej këndej, gjatë kësaj Jave Kishat e Lindjes
së Mesme mblidhen çdo ditë së bashku, agjërojnë e luten. Është sintezë e një viti
ekumenik, lutja e tyre. Përfaqësuesit e Kishës Katolike dhe të Kishave Ortodokse
Lindore, Kisha të lashta, u mblodhën disa herë gjatë viti 2013, në Romë. U thelluan
studimet për bashkim, duke vënë theksin mbi martirizimin dhe monakizmin e Kishës së
të krishterëve të parë, shembulli i të cilëve vlen për të gjitha kohët. U dialogua
kryesisht për tri tema: historia e Kishës, ekleziologjia dhe dëshmia e përbashkët.
Diskutuan e u lutën së bashku Kisha latine, Kisha siro-malabareze e kisha katolike
siro-malankareze. Ndërkaq Komisioni i përbashkët i Kishës Katolike e i Kishës
siro-ortodokse malankareze mbajti takimin e 16-të pranë qendrës patriakale Puthencruz.
Takimet ekumenike dhe shkëmbimi i vizitave ndërmjet Kishave Katolike e Ortodokse
të Lindjes së Mesme na kujtojnë se dialogu nuk mund të ndahet nga jeta e Kishave.
Dialogu teologjik krijon ura besimi e miqësie reciproke. Kongres
kushtuar “Problematikës së vlerave të familjes”, në Republikën Demokratike të Kongos Sot,
në Kinshasa, në Republikën Demokratike të Kongos, Sekretari i Këshillit Papnor për
Familjen, imzot Jean Laffitte, mori pjesë në një kongres, kushtuar “Problematikës
së vlerave të familjes në shoqërinë kongoleze”, organizuar nga“Communauté Famille
Chrétienne”, nën drejtimin e Konferencës ipeshkvnore të Kongos. Imzot Lafitte
mbajti fjalën e hapjes së Kongresit, duke u përqendruar tek tema: “Vlerat familjare
dhe gjendja e familjes sot”. Sekretari i Këshillit Papnor për Familjen do të mbajë
edhe edhe fjalën e mbylljes, më 25 janar, duke vlerësuar arritjet e takimit të madh
kushtuar familjes. SHBA: Dita e lutjes për jetën e fëmijës së palindur Sot,
në SHBA ishte ditë lutjeje. U lutën të gjithë ata, që besojnë në Zotin e jetës, për
krijesën më të brishtë të Tij: ferishten, që nuk ka lindur akoma, që pret të dalë
në dritë e që e mbysin pa e parë këtë dritë. Kështu e përkujtuan dashuronjësit amrikanë
të jetës, përvjetorin e vendimit të Gjykatës së Lartë që, më 22 janarin e vitit 1973,
legalizoi abortin. U paraqit sot botimi i dytë i vëllimit “Refugjatët,
mërgimtarët, të shpërngulurit”U paraqit sot në Romë, pranë Qendrës Astalli, botimi
i dytë, i rishikuar, i vëllimit, titulluar “Refugjatët, mërgimtarët, të shpërngulurit;
histori e shkurtër e së drejtës së strehimit në Itali”. Fjalën e hapjes e mbajti imzot
Giancarlo Perego, drejtor i përgjithshëm i Fondacionit Migrantes. Me interes, vëllimi,
për të gjithë ata, që vijojnë të kërkojnë strehë të huaja, mbasi e kanë humbur strehën
në vendet e tyre.