2014-01-19 16:32:16

Afrika Qendrore: ndeshje të reja, sulmohet një Kishë katolike


Nuk pushojnë ndeshjet në Republikën Qendroafrikane: më se dhjetë vetë mbetën të vrarë në Sibut, 160 km në veri të kryeqytetit Bangui, ku u sulmuan edhe lokalet famullitare të një kishe katolike. “U përpoqëm të lidhemi me Misca-n, forca e paqes afrikane, e me Sangaris(forca franceze), për të kërkuar ndihmë, por deri tani nuk ka ardhur asnjeri”, njofton një burim, që nuk dëshiron të njihet. Luftëtarët iu sulën, të premten, stacionit të autobusit e më pas, edhe tregut, duke i detyruar banorët të mbyllen në shtëpi ose të ikin pyjesh. Famullia dhe spitali u grabitën. U vodh edhe automobili i famullitarit, tregon një burim tjetër, duke shtuar se nuk mungojnë as të plagosurit.
Misca bëri të ditur se dërgoi trupa në qytetin me 25 mijë banorë, nyjë me rëndësi për transportet lokale, e frekuentuar posaçërisht për tregun vendas.







All the contents on this site are copyrighted ©.