2014-01-18 16:02:56

Papa mbështet Marshimin për jetën në Francë


Papa Françesku përkrah Marshimin për jetën, që do të mbahet nesër në Paris. Në një mesazh, drejtuar organizatorëve, nunci në Francë, imzot Luigi Ventura, shkruan se Papa u njoftua për nismën dhe i mbështet pjesëmarrësit në Marshim, duke i ftuar ta mbajnë gjallë vëmendjen për një temë kaq të rëndësishme. Ati i Shenjtë i fton edhe ta rilexojnë homelinë e tij të 16 qershorit, me rastin e Ditës së Evangelium Vitae.
Kujtojmë se në fjalimin drejtuar Trupit diplomatik, të hënën e kaluar, Ati i Shenjtë pohoi me forcë nevojën për ta luftuar “kulturën e përjashtimit”, “të hedhurinës”, për t’i ndihmuar njerëzit e ligshtë, posaçërisht, emigrantët. Më pas, një thirrje e fuqishme për fëmijët, që të shpëtohen nga tmerri i abortit, nga lufta, nga shitja në tregjet e turpit.







All the contents on this site are copyrighted ©.