2014-01-18 16:03:38

Medjugorje, përfundojnë punimet e Komisionit të hulumtimit


I pyetur nga gazetarët, drejtori i Sallës vatikanase të Shtypit, atë Federiko Lombardi, konfirmoi se dje përfundoi takimi i fundit i Komisionit ndërkombëtar të hulumtimit lidhur me Medjugorjen, krijuar pranë Kongregatës për Doktrinën e fesë, kryesuar nga kardinali Camillo Ruini në mars të vitit 2010. Komisioni i përfundoi punimet e, sipas parashikimit, rezultatet e studimit do t’u dorëzohen instancave kompetente të së njëjtës Kongregatë.







All the contents on this site are copyrighted ©.